Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ka zhvilluar disa takime.
Shefi i qeverisë gjatë së shtunës takoi edhe politikanen bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya. Kjo e fundit, në një postim të saj në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se sapo e takoi Kurtin ka ndjerë një lidhje me të, për shkak të historisë së përbashkët me bashkëshortin e saj, përcjell Demokracia.com.
“Takimi jonë i parë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ndjeva një lidhje me të. Si bashkëshorti im Siarhei, edhe Kurti ka qenë në burg 20 vite më parë në kërkim të demokracisë. E kam falënderuar që Kosova iu bashkua sanksioneve, bjellorusët meritojnë solidaritet të tillë”, ka thënë ajo.
Politikania në fjalë kishte kandiduar për presidente të Bjellorusisë gjatë vitit 2020, por nuk ia doli të zgjidhet. Ky vend nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës., përcjell Demokracia.com.
Në anën tjetër, Kurti përveç disa takimeve me emisarin Mirsolav Lajçak, nuk ka zhvilluar ndonjë tjetër të rëndësishëm, derisa në këtë konferencë po marrin pjesë liderët politikë të shteteve më të fuqishme në botë.
Përveç Kurtit, në Mynih ndodhen edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryediplomatja Donika Gërvalla, të cilat po ashtu nuk kanë mbajtur takime me ndonjë politikan të rëndësishëm./Demokracia.com/






