Politikani serb shkakton skandal në referendum – arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Srdan Nogo, një politikan serb, ka thyer kutinë e votimit bashkë me votat brenda në një qendër të votimit për referendumin që po mbahet sot.

Nogo, ish-funksionar i partisë ekstremiste Dveri, aktin e kreu në një vendvotim në Beograd.

Ai, u arrestua nga policia serbe dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë, njofton Nova.rs.