Politikani serb Boban Bogdanoviq ka publikuar një poster në platformën X ku shihen fytyrat e të rinjve serbë që u vranë në vitin 1998 në kafenenë Panda në Pejë.

Poshtë tyre, janë publikuar fotografitë e disa serbëve që sipas tij janë përgjegjës për aktin terrorist që pasi u krye, shteti serb fajësoi dhe arrestoi disa shqiptarë nga Peja.

Në mesin e fytyrave që sipas Bogdanoviq janë përgjegjës të këtij krimi është edhe ajo e shefit aktual të BIA-s serbe Aleksandar Vulin dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Një poster që i përgjigjet dy pyetjeve kryesore, kush i vrau fëmijët serbë në kafenenë Panda dhe kush i mbron vrasësit?” ka shkruar Bogdanoviqnë platformën X.

Плакат који одговара на два кључна питања, ко је убио српску децу у кафићу Панда и ко штити убице?

Një poster që i përgjigjet dy pyetjeve kryesore, kush i vrau fëmijët serbë në kafenenë Panda dhe kush i mbron vrasësit? pic.twitter.com/NWI0IjE2kZ

— Boban Bogdanović (@DissidentAnswer) October 19, 2023