Filipine

Politikani lë gabimisht kamerën ndezur gjatë telekonferencës, e panë të gjithë duke bërë seks me sekretaren

Një nga incidentet më të mëdha gjatë pandemisë së koronavirusit ndodhi në Filipine, ku një zyrtar qeveritar bëri një gabim të rëndë.

Gjegjësisht, në mes të tele-konferencës përmes platformës Zoom, ai bëri seks me sekretaren e tij, dhe bashkëbiseduesit e tij i panë të gjitha drejtpërdrejt.

Kapiteni Jesus Estelle u shfaq në ekran me një vajzë e cila më vonë doli të ishte sekretare e tij.

Mediat filipine raportojnë se Estelle me gjasë nuk ishte i mirë në përdorimin e teknologjisë moderne, kështu që ai gabimisht la kamerën të ndezur, duke lejuar që veprimi i tij privat të bëhej publik.

Videoja u regjistrua nga një prej pjesëmarrësve të konferencës, kështu që videoja u bë virale në Filipine. Ai madje është bërë objekt i diskutimeve të ndryshme në emisione dhe biseda politike.