Michael Roth

Politikani gjerman: Nuk është e mundur pezullimi i vizave – të mospranohet një “Republika Serbe 2.0”

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë Michael Roth, e ka komentuar deklaratën e presidentit të Francës Emmanuel Macron, rreth pezullimit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Roth tha se nuk e sheh të mundur pezullimin e vizave për kosovarët, duke shtuar se kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, punojnë ngushtë për t’i zgjidhur çështjet në terren, në këtë rast Kosovën dhe Serbinë.

Para disa javësh, shefi i shtetit francez tha se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

Gjermani foli po ashtu edhe rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, njofton Klan Kosova.

Ai theksoi se assesi s’duhet të pranohet një Asociacion “Republika Serbe 2.0”.

Këto komente ai i bëri pas takimeve të realizuara në Prishtinë.