Afërsia e presidentit serb Aleksandar Vuciq, me Milorad Dodikun liderin e serbëve në Bosnje e Hercegovinë ka qenë gjithmonë e dukshme.

E kjo lodhje veç sa po vjen duke u thelluar. Takime të shumta mes vete e të ndara me përfaqësues rus raportohen më shpesh kohëve të fundit nëpër mediar serbe por edhe publikohen nga vet liderët nëpër platformat e tyre sociale.

Kësaj here presidenti serb ka shkuar edhe më tej.

Nga një goditën e lartë në Beograd, Vuciq ia ka uruar Dodikut ditën e cila vlerësohet si antikushtetuese të Republikës Srpska.

Balsha Bozhovic politikani serb që është anëtar i partisë demokratike në Serbi thotë se Aleksandar Vuçiq personalisht dhe nga kulla e tij në Beograd uroi përfaqësuesin serb në ditën antikushtetuese që festohet në BeH

“Regjimi i Vuçiqit po shkatërron sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe përmes mbështetjes së tij për 9 janarin, i cili u krijua nga kriminelë të dënuar lufte, ai vazhdon të mbështesë politikën e secesionizmit të Dodikut. Kjo minon paqen”, ka shkruar ai.

Vučić je i lično i sa svoje kule u Beogradu čestitao neustavni dan rep. srpske.

Vučićev režim ruši suverenitet Bosne i Hercegovine, a kroz podršku 9.januaru, koji su ustanovili osuđeni ratni zločinci, nastavlja da podržava Dodikovu politiku secesionizma.

Ovim se podriva mir. pic.twitter.com/F1wRG5dCTt

— Balša Božović (@Balshone) January 8, 2024

VIDEO BONUS: Serbia vazhdon me veprim të njëanshme duke kërcënuar paqen në rajon