Politika e poshtër e Serbisë! Bërnabiq “vajton” serbët në veri, që vet ua mbylli dyqanet

Kryemnistresha e Serbisë, Ana Bërnabiq, e quajti të pritshme mbylljen e dyqaneve “të boshatisura” në veri të Kosovës, pasi mbylljes së të gjitha shtigjeve alternative, nëpër të cilat shkonte malli atje, dhe “sepse shtihej mbi kamionë e kombi që transportonin ushqim e ilaçe”.

Sipas saj, “Beogradi ka shtatë muaj që ka tërhequr vëprejtjen për pasojat që mund t’i prodhojnë taksat e vendosura nga Prishtina ndaj mallrave me origjinë nga Serbia Qendrore, siç e quan Beogradi zyrtar Republikën e Serbisë, për të thënë se e plotë është me Kosovën brenda saj.

“Në Evropë sot jetojnë qytetarë që nuk kanë të drejtë të blejnë artikuj ushqimorë se ata artikuj kanë bazë etnike e kombëtare” është shprehur Bërnabiq në konferencën me gazetarët në dyvjetorin e Qeverisë së Serbisë. Ajo po ashtu ka shfaqur shpresën se Uashingtoni do të reagojë ndaj zhvillimeve si pasojë e taksave të Kosovës, “ndonëse nuk ka shumë arsye të besojë në këtë”.

Bërnabiq po ashtu ka thënë se “Serbia është e gatshme në çdo moment të ndihmojë popullin serb në Kosovë”. transmeton Koha.net.

E pyetur se pse ajo nuk shkon në Kosovë, Bërnabiq është përgjigjur: “Ju e dini mirë se mua më është ndaluar hyrja në krahinën tonë, Kosovë e Metohi”. Ajo ka shtuar se ka shumë dëshirë të shkojë në Kosovë, por nëse do të nisej do të nxiste destabilitet të madh, që “Kosova mezi e pret”.