Policja e plagosur i bën surprizë vogëlushes që donte ta takonte (VIDEO)

Ina Nuka, policja e plagosur gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit, i ka bërë një surprizë një vajze të vogël katërvjeçare nga Ura Vajgurore.

Policia e Shtetit me anë të një video ka publikuar mesazhin e vogëlushes e cila thotë se ka parë Ina Nukën në televizor dhe është gëzuar shumë që ajo është shëruar dhe kërkon që ta takojë.

“Unë do të vij të të takojë te Tirana, suksese në punë, ta kesh mirë dorën dhe të shkuara fare”, ka qenë mesazhi i vogëlushes, shkruan Top Channel.

Pas këtij mesazhi dhe pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Ina Nuka ka shkuar tek shtëpia e vajzës dhe i ka bërë një surprizë.

Ina Nuka në video pyetet nga vogëlushja për dorën dhe thotë se tashmë ajo është shëruar.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/399607937479068/?t=0