Policja britanike ngre grushtin dhe thërret “Çlirojeni Palestinën” para ambasadës izraelite

Një police myslimane është duke u hetuar nga policia britanike pasi në një video ajo u pa duke thirrur “Çlirojeni Palestinën” përderisa ishte në detyrë gjatë një proteste që u mbajt para Ambasadës së Izraelit në Londër.

Policja, emri i së cilës nuk është publikuar, e ngriti grushtin dhe iu bashkua protestuesve që kërkonin veprim të menjëhershëm dhe “fund të okupimit” gjatë konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe palestinezëve, ku për tetë ditë janë vrarë mbi 220 persona.

Në video, policja fillimisht shihet duke ia mbajtur dorën një protestuese pasi pranon një trëndafil të bardhë, ndërsa më pas e përqafon protestuesen, shkruan Daily Mail.

Duket se policja i thotë aktivistes së është duke iu lutur Zotit ditë e natë, para se ta përqafonte gruan me të cilën po fliste me shumë vullnet. Sidoqoftë, rregullat e policisë britanike thonë se oficerët duhet të qëndrojnë të paanshëm gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Pasi policja e ngre dorën në ajër dhe thërret “Çlirojeni, çlirojeni Palestinën”, në turmë dëgjohen zëra të përkrahjes. Gjatë protestës, nëntë policë u lënduan gjatë fundjavës pasi u goditën me shishe e vezë.