Policia arreston dy persona në Gllogoc, organizonin lojëra të fatit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona mbrëmë në orën 20:00 në fshatin Komoran të Gllogocit, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë organizuar lojëra të fatit.

Me këtë rast Policia ka konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një diviar për kamera, rreth 200 euro para të gatshme dhe një telefon mobil, shkruan Ballkani.info.

Me vendimin e Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Ballkani.info/

Komunikata e Policisë:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZ I KUNDËRLIGJSHËM
Fshati Komoran, Gllogoc 05.09.2019 – 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë organizuar lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një diviar për kamera, rreth 200 euro para të gatshme dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

loading…