Policia vazhdon aksionin, tash i dënon autobusët me 150 euro për ndalim në rrugë nacionale

Policia e Kosovës, falë bashkëpunimit me media, po vazhdon të pranojë dëshmi (foto dhe video) kur pjesëmarrës në trafik po rrezikojnë sigurinë në trafik.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi policia ka shqiptuar edhe tri gjoba për persona juridik të kompanive për transport të udhëtarëve.

Shoferët e autobusëve me veprimin e tyre të ndalimit në rrugë nacionale, po rrezikojnë jetën e udhëtarëve dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.