fushatë vetëdijësuese

Policia u flet fëmijëve për rreziqet nga fishekzjarret

Festat e fundvitit po afrojnë prandaj Policia e Kosovës në kuadër të projektit “Fishekzjarret nuk janë lodra”, ka filluar fushatën e vetëdijesimit të nxënësve të shkollave fillore, mbi pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Fotografia e Kosovo Police

PK-ja njofton se gjatë këtyre aktiviteteve, në shkolla fillore janë duke u shpërnda fletëpalosje të cilat përmbajnë këshilla mbi pasojat e përdorimit të këtyre mjeteve.

Aktivitete e policisë, vijnë pak ditë para fillimit të festave të fund vitit, gjatë të cilave në Kosovë ka përdorim të konsiderueshëm të mjeteve piroteknike, sidomos nga fëmijët.

Fotografia e Kosovo Police

Fotografia e Kosovo Police

Fotografia e Kosovo Police