Policia tregon si ndodhi ngjarja e rëndë në Pozharan, ku u shua familja katër anëtarëshe

Kosova u trondit nga një krim makabër në familje që ndodhi në Viti, saktësisht në fshatin Pozharan.

F.Zuka privoi nga jeta gruan e tij M.Zuka dhe djemt A.Z, H.Z, transmeton Ballkani.

Tanimë kur janë tërhequr trupat e viktimave dhe janë duke u dërguar për obduksion, Policia e Kosovës ka dalë në konferencë për media, por nuk ka dhënë shumë detaje, pasi që procesi është në fillim të hulumtimit.

“Ende jemi në procesim të vendit të ngjarjes, ku fokusin kryesor e kemi pasur të mbledhja e secilit detaj, hetuesit tonë kanë marrur disa dëshmitarë, derisa janë duke punuar që të ndërlidhin dëshmitarë për këtë rast”, tha Koloneli Azemi.

Rrethanat si ndodhi ngjarja:

Tri viktimat (Gruaja dhe dy bijtë) janë gjetur në shtëpi, derisa një viktimë (Burri) është gjetur i vdekur në kopshtin e shtëpisë.
“Dyshimi fillestar rreth ngjarjes është se burri ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e më pas ka vrarë vetën në kopsht”, përfundoi Azemi./Ballkani.info/