Policia në Mitrovicën e Jugut ka shtuar aktivitetet për vetëdijesimin e shoferëve që të  “Mos e drejtojnë automjetin pa pajisje dimërore”.

Sipas njoftimit, Policia  nga data 15 nëntor po shpërndajnë fletëpalosjeve për shoferë me këshilla kryesore për përgatitjen dhe ngasjen e automjeteve gjate sezonit dimëror.

Me fillimin e sezonit dimëror, njësitet policore do të rrisin kontrollin nëpër akset rrugore ku në fokus do të jenë pajisjet dimërore për automjete.