Gjykata Themelore në Prishtinë

Policia shkon në Gjykatë, ende s’është caktuar masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Ende nuk është caktuar masa e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, ndonëse seanca gjyqësore ndaj tyre e mbajtur të dielën ka përfunduar.

Një njësi e Policisë është parë duke hyrë brenda hapësirave të gjykatës, ku pritet t’i marrin të dyshuarit për t’i dërguar në paraburgim, megjithatë një vendim ende nuk është bërë i ditur.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka njoftuar se masa e paraburgimit nuk është caktuar.

Nga seanca kanë dalë edhe avokatët e të dyshuarve. Vetëm Skënder Gojani, mbrojtja e Granit Plavës është deklaruar për media, duke thënë shkurtazi se klienti i tij është mbrojtur në heshtje.