Qytetarë të shumtë në Rusi po protestojnë pasi autoritetet ruse sulmuan Ukrainën mëngjesin e sotëm.

Në një video që po qarkullon në Twitter, shihet se si një protestues rus tërhiqet zvarrë nga policia e këtij shteti

Gjatë ditës autoritetet ruse u thanë qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestat kundër luftës në Ukrainë.

“Në lidhje me përhapjen e thirrjeve për pjesëmarrje në trazira dhe mbledhje në lidhje me situatën e tensionuar të politikës së jashtme”- deklarata e Komitetit paralajmëroi edhe pasoja ligjore negative të këtyre veprimeve, të cilat përfshijnë ndjekjen penale. Duhet të mbahet mend se mbajtja e një precedenti penal ka pasoja negative dhe lë gjurmë në të ardhmen e personit”, shtoi Komiteti Hetimor i Rusisë.