Prizren

Policia në Prizren sekuestrohen një pistoletë (FOTO)

Policia e Kosovës njofton se sot ka realizuar një urdhër-kontroll në shtëpinë e një të dyshuari në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku është gjetur një arme zjarri-pistolete e tipit ”Zastava” kalibër 6.35 mm dhe një karikator.

Bëhet e ditur se pas përfundimit te procedurave me njësitin e antidrogës, në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar i dyshuari, i cili e ka pranuar se arma e zjarrit është e tij.

“Arma ishte në posedim pa leje adekuate nga organi kompetent, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës, arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari u lirua”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pistoleta e sekuestruar, Prizren. Foto: Policia e Kosovës