Policia në Moskë po ndalon civilët dhe po u kërkon të kontrollojë telefonat e tyre në mënyrë që të shohin fotot dhe mesazhet e tyre.
Gazetarja Anya Vasileva thotë se oficerë policie në sheshin Lubyanka në Moskë, po ndalonin njerëzit dhe po i urdhëronin ata që të tregonin telefonat, për të parë fotot dhe mesazhet e tyre. Nëse qytetarët do të refuzonin një gjë të tillë, do t’u pamundësohej kalimi.
“Unë i pyeta policët se pse po e bënin një gjë të tillë. Policia më kontrolloi kartën e shtypit dhe nuk pranoi të komentojë”, tha Vasileva në Telegram.
Në një video të postuar në Telegram nga Vasileva, policia duket se ka ndaluar disa qytetarë dhe po u kontrollon telefonat e tyre.
Autoritetet ruse mund të kontrollojnë telefonin, tabletin ose kompjuterin pa pasur një urdhër. Kjo erdhi pasi presidenti Vladimir Putin, nënshkroi një ligj të ri që do të dënonte me 15 vjet burg këto që shpërndan “informacione të rreme” për luftën në Ukrainë.
Sipas medias ruse Kommersant, ligji do të ndëshkojë gjithashtu ata që mbështesin sanksionet kundër Rusisë ose që bëjnë thirrje që Putini t’i jap fund sulmit në Ukrainë.







