Policia në kërkim të Tim (Deli) Kajtazit, apelon te qytetarët për ndihmë

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është në kërkim të Tim (Deli) Kajtazit dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Tim (Deli) Kajtazi, i lindur më 16 maj 1981 në Dragolevc të Istogut, po kërkohet nga Policia nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale:

• 2- (dy) raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
• 1- (një) rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
• 1- (një) rast për veprën penale “Dhunë në familje”
• 1- (një) rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shimë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

loading…