Cigare

Policia e Kosovës sekuestron 3 mijë e 250 pako me cigare në Gjakovë

Sot rreth orës 08:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, njësitet patrulluese të policisë në Gjakovë kanë ndalë një automjet Skoda me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari F. L.,  i moshës madhore.

Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar një sasi 3250 pako cigare.

“Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse për cigaret që transportonte, në konsultim me prokurorin e shtetit, ato janë sekuestruar, mbi dyshimin se të njëjtat ishin të kontrabanduara”, njofton policia.

Lënda dhe malli i sekuestruar i është dorëzuar autoritetit doganor të Kosovës për procedurë të mëtejme.