Policia ndalon shoferin e dehur në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për një vit

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia ka identifikuar shoferin i cili ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Policia njofton se pas matjes me alkooltest shoferi ka rezultuar me sasinë prej 2.14 promila të alkoolit në gjak.

I njëjti është gjobitur me 500 euro, 3 pikë negative dhe për 12  muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.