Policia ndalon dy kamionë në Leposaviç, u tentua të kontrabandoheshin mijëra kilogram domate e speca

Njësita patrulluese kufitare e Policisë së Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Vracevo të Leposaviqit, kanë vërejtur disa kamionë që në rrugë ilegale kishin tentuar ta kalonin kufirin.

Pas ndalimit është vërejtur se kamionët ishin të ngarkuar me perime, gjegjësisht me 18 mijë e 400 kilogramë domate dhe 710 kilogramë speca.

Me këtë rast policia i ka dërguar kamionët në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

Personat e dyshuar pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Me datë 10.04.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore kufitare gjatë patrullimit të tyre në fshatin Vracevo të Leposaviqit, ka vërejtur disa kamion të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar që ta kalojnë kufirin. Pas ndalimit të tyre, njësiti policor gjatë kontrollit ka vërejtur se dy kamionët e ndaluar ishin të ngarkuar me mallra (perime), në sasi prej rreth 18.400 kg domate dhe rreth 710 kg speca”.

“Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara, dy kamionët me mallra i ka dërguar në terminalin doganor, për të vazhduar me procedura të mëtejme. Pas intervistimit të personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Bashkangjitur keni foto të mjeteve transportuese të ngarkuara me mallra”.