Policia mohon të ketë vdekje në Arbëri, konfirmon shkëmbimin e gjuajtjeve me armë

Policia e Kosovës ka dhënë versionin zyrtar për atë që ka ndodhur në mes të zyrtarëve të saj dhe një grupi të armatosur në “Arbëri” të Prishtinës.

Agron Borovci ka thënë se policia ka shkëmbyer zjarr me një grup prej tre personash, pasi ka parë rrezikun që po u kanosej nga ta. Por mohon të ketë ndodhur vrasje.

Kosovapress më parë raportoi për një të vdekur dhe një të plagosur në këtë incident.