Kameramani Albion Selitaj, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës derisa ishte duke mbuluar ngjarjen nga ndërhyrja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka rrëfyer momentin e arrestimit.
“Erdhën njësia speciale në mënyrë të dhunshme dhe më goditi prapa shpinës, që më kanë goditur nja 3 herë apo 4 edhe ndodhi me më arrestu në atë formë” ka thënë Selitaj.
Ai tha se ishte në krye të detyrës dhe po insistonin vetëm mta xhironin ngjarjen.
“Në atë rast policia e pengoi punën tonë e jo na punën e policisë” shtoi ai.
Selitaj gjithashtu tha se pret nga shteti që të reagojë në mënyrën e duhur në lidhje me rastin në fjalë.
Video e plotë:







