Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë dy operacione, ku ka arrestuar katër persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 25 mijë euro para cash dhe sasi të shumta të narkotikëve, shkruan Reporteri.net.

Operacioni i parë është realizuar në Fushë Kosovë, ku kanë arrestuar në flagrancë një të dyshuar duke bërë shitblerje të substancave narkotike.

“Gjate kontrollit të personit të parë janë gjetur 2-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë : 2 gram, ndërsa gjate kontrollit të dyshuarit të dytë dhe veturës së tij janë gjetur :9-qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 4.9 gram , 8-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.7 gram , para te gatshme në vlerë 475 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe dy telefona cellular”, ka njoftuar Policia.

Më pas, janë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur:

– Një armë e shkurtë

– Një sasi e pluhurit të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit Kokainë me peshë 15.8 gram

-79 – copa tableta të dyshuara për narkotik të llojit ekstazi me peshë 37.7 gram.

– Një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit kokaine ngjyre e kuqe me peshe 2.6 gram.

– Një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit mariuhanë me peshë 322.9 gram.

-Dy peshore digjitale qe shërbejnë për matje në sasi te vogla.

– Qese najloni te zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikëve.

“Të dyshuarit pas intervistimit te tyre me urdhër te Prokurorit Kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në njoftim.

Operacioni i dytë është realizuar në Prishtinë, ku një person është kapur në dhe të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 6 doza të lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë totale 4 gramë.

“ Më pas, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit M/K janë gjetur dhe sekuestruar rreth 9 gramë hashash (çokollatë) dhe 18 gramë marihuana”, ka njoftuar Policia.

Më pas është bastisur banesa e të dyshuarit të pare, ku janë gjetur dhe sekuestruar :

– Substancë narkotike e dyshuar për Heroinë (52 paketime me peshë totale 14 gramë),

-një pushkë gjuetie me 9 fishekë,

– Para te gatshme rreth 25,160 (njëzet e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro,

– Një veturë,

– Një peshore,

– Dy telefona mobil si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me veprën penale.

“Policia e Kosovës, DHTN do të vazhdoj me përkushtim luftimin e trafikimit me narkotik dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë kryersve të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim./Reporteri.net