Policia largon veturat që bllokuan rrugën në Bogë VIDEO

Stacioni policor në Pejë, gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë aksion për lirimin e rrugës në Bogë, e cila ka qenë e bllokuar tash e disa ditë nga automjetet.

Automjetet kanë qenë të parkuara në vende jo të duhura, të cilat edhe kanë vështirësuar qarkullimin në këtë pjesë, duke bërë që qytetarët të presin gjatë në kolona.

Në pamjet që ka siguruar Telegrafi, shihen policët duke larguar veturat të cilat kanë qenë të vendosura në vende jo të përshtatshme.

Vlen të ceket, që Boga është ndër vendet turistike më të vizituara gjatë sezonit të dimrit.

Vlen të ceket, që Boga është ndër vendet turistike më të vizituara gjatë sezonit të dimrit.

Video: https://cdn.jwplayer.com/players/t3DEZqFJ-XTrGlTbj.html