Policia e Kosovës ka befasuar një shofer kosovar derisa e ka ndaluar në rrugë, pasi që i njëjti i provokonte ata për të bërë garë por që nuk e dinte se aty ndodheshin policë civil.
Një video paksa qesharake është publikuar në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, derisa reagimi i një shoferi në Kosovë i ka bërë të qeshin të gjithë.
Shoferi i cili ndodhej me një pasagjerë brenda veturës dhe që po xhironte, tenton ta ftojë në garë shpejtësie një veturë ‘Golf’, ku edhe për një moment e kalon atë veturë.
Mirëpo ajo çfarë ndodhi më pas ishte befasuese për shoferin, pasi që në atë ‘Golf’ ishin pikërisht Policia e Kosovës, por që ishin civil dhe nuk kishin të vendosur ndonjë shenjë paralajmëruese në veturë.
Në momentin kur shoferi e sheh që ata janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ai reagon i befasuar duke lëshuar një zë: ”Policia ku khuuu”.
Video ka marrë shumë pëlqime dhe komente qesharake në grupin ‘Marakli t’kerreve’, pas këtij reagimi.







