Policia kroate sekuestron 11 kg heroinë në kufirin me Serbinë, pranga shqiptarit

Policia kroate ka sekuestruar 11 kilogramë heroinë në kufirin e Serbinë, duke vënë në poranga një shqiptar në vendkalimin e Batinës.

Droga është gjetur në pjesën e modifikuar poshtë xhamit të përparmë ku janë sekuestruar 21 pako me gjithsej 10.924 kilogramë heroinë, e cila është konfiskuar.

Shqiptari i arrestuar, dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që prodhonte dhe shiste drogë.

Droga u zbulua falë një qeni që kontrolloi makinën pasi policia kufitare dyshoi se brenda saj kishte drogë.