Policia koordinon veprimet me njësitë e tjera të sigurisë lidhur me zhvillimet në veri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) Rashit Qalaj, sot me datë 03.07.2019, në ora 13:30, mbajti një takim zyrtar me stafin menaxherial të Policisë së Kosovës në DPP në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media thuhet se takimi konkretisht u realizua me drejtorët rajonal të Policisë së Mitrovicës Veri, Mitrovicës Jugu, Zëvendësdrejtorët Rajonal, Shefat e Operativës, Shefat e Hetimeve Rajonale, Shefat e Njësive për Reagim të Shpejtë, Komandantët e Stacioneve Policore respektive, si dhe komandatët e pikave kufitare 1 dhe 31.

“Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i veprimeve policore lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të Drejtorive rajonale policore, Policisë Kufitare, dhe Njësive të tjera, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit padallim duke garantuar funksionalitet të plotë në zbatimin e ligjit”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu në takim u potencua rëndësia e realizimit të detyrave policore në mënyrë profesionale në funksion të mbajtjes së rendit dhe qetësisë, garantimit të lëvizjes së lirë pa lejuar rrezikim të sigurisë së asnjë qytetari apo edhe zyrtarëve policor gjatë kryerjes së detyrave të ligjshme policore.

Takimi rezultoi me zotimin për angazhime dhe përkushtim nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe vendit.

loading…