Policia ka konfiskuar 250 fishekë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Policia gjatë kontrollit të valixhes së të dyshuarit ka gjetur 250 fishekë të pistoletës me gaz.
Nga policia në cilësinë e provave materiale është konfiskuar municioni i gjetur.
I dyshuari është intervistuar, me urdhër të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt gjyqësore.







