Aksident

Policia konfirmon vdekjen e këmbësorit, shoferja shoqërohet në stacion

Është shoqëruar për në polici shoferja që shkaktoi aksidentin me fatalitet sot në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

E dyshuari ka goditur me veturë një këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info/