Një person dyshohet se ka vdekur pasi u godit nga një veturë afër Ministrisë së Arsimit.
Siç raportohet vetura ka goditur shtyllën duke e lëkundur nga vendi, si rrjedhojë këmbësori është goditur nga ajo për vdekje.
Megjithëse organet kompetente nuk e kanë konfirmuar vdekjen e këmbësorit, siç mund të shihet edhe në pamje ekipet e Forenzikes kanë larguar trupin e pajetë të personit të aksidentuarit para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ballkani.info po pret përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.











