Policia kërkon nga shoferët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative në rrugën nacionale Vushtrri – Prishtinë

Policia në Mitrovicë u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’ shfrytëzojnë rrugët alternative në rrugën nacionale Vushtrri – Prishtinë

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e jugut, përkatësisht Njësia e Trafikut Rajonal po ndërmerr të gjitha masat e duhura me qëllim të mbarëvajtjes së qarkullimit rrugor.

“Në funksion të kësaj e mbi bazën e vlerësimit dhe gjendjes në trafikun rrugor në fokus rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona e Vushtrrisë, ku për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës segmenti Vushtrri- Stanovc, ditëve të fundit në këtë segment rrugorë rrjedha e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve po zhvillohet me e ngadalësuar ku si rrjedhojë po krijohen kolona të gjata të automjeteve”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se “me qëllim për të evituar kolonat e gjata të automjeteve dhe për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales Policia apelon tek të gjithë, veçanërisht banorët e zonave Mitrovicë e Vushtrri, që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative”.

“Si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale, segmenti Mitrovicë -Frashër -Vushtrri – Prilluzhë me kyçje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas”.

“Deri në sanimin e kësaj gjendje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë”.