Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi që dyshohet për “Vjedhje grabitqare”.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

Sektori hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.