Policia e Kosovës

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e dy personave, ua publikon fotot

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e disa personave që po kërkohen si të dyshuar për një rast vjedhje që ka ndodhur në janar të këtij viti.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foto të të dyshuarve, derisa ka kërkuar nga kushdo që ka informata që mund të çojnë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje që ka ndodhur në muajin janar të këtij viti. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.

BONUS VIDEO| Deputetja e LDK-së: Kurti s’dëshiron zgjedhje të reja, po i pëlqejnë truprojat e xhipat e zi