Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Muharrem Fejza’, në lagjen ‘Mati 1’ në Prishtinë.
Katër persona janë plagosur nën rrethana ende të panjohura, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
E
“Sot rreth orës 16.00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Njësitit policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur katër të plagosur”, tha Ahmeti.
Sipas saj, detaje tjera policia do t’i bëjë të ditur më vonë.
loading…







