Policia kap pinguinët të cilët vidhnin sushi vazhdimisht në një restorant

Adhuruesit e ushqimit Sushi, e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të mbetesh pa të. Por një çift pinguinësh në Zelandën e Re, vazhdimisht vidhnin sushi në një restorant, e kjo e gjitha sipas adhuruesve të këtij lloj ushqimi, është shumë e kuptueshme.

Të hënën, policia në qytetin Wllington, njoftoi se dy “hajdutët” u ndaluan përkohësisht pasi që u gjetën duke “vjedhur” në kamionin e restorantit, e më pas u dërguan në kopshtin zoologjik, raporton The Guardian.

loading…