Një vrasje e dyshimt ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë Ku një person la të vdekur gruan e tij, nusen dhe në fund vrau veten.
Zëdhënësi, Baki Kelani një deklaratë për media para vendit të ngjarjes, ka bërë të ditur se personi i cili ka kryer vrasjen ka qenë i moshës 61-vjeçar ku la të vdekur së pari e gruan e tij 60-vjeçare dhe rejen e tij 28-vjeçare dhe në fund ka vrarë vetën, përcjell Ballkani.info.
“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani fjalë për një vrasje që është cilësuar vrasje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991. Vrasje”, ka thënë Kelani.
Kelani ka shtuar se nga informacionet e para bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari e kishte vrarë gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund ka bërë vetëvrasje.
“Nga informacionet që i kemi kërkuar bëhet fjalë se fillimisht i dyshuari e ka vrarë gruan e tij e më pas rejën e tij dhe më pas ka bërë vetëvrasje. Mbetet të verifikohet pas mbledhjes së të gjitha informacioneve të para. Të gjitha detajet edhe nga rastet e tjera që mund të jenë përfshirë këta persona janë në proces të verifikimit nga Policia e Kosovës dhe do të bëhen të ditura”, ka theksuar Kelani.






