Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gadime të Komunës së Lipjanit ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku ka mbetur i vdekur një 12-vjeçar.

Polica e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin në raportin 24 orësh.

“Fsh. Gadime, Lipjan (NN) 04.06.2021-15:05. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetë aksidentuar. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar-fëmijë (2009), i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK, ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari-drejtuesi dhe një pasagjerë mashkull kosovar. Të lënduarit për shkak të lëndimeve janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë të dërgohet në IML- për obduksion në Prishtinë” thuhet në raport.