Policia e Kosovës ka njoftuar se asnjë person nuk është lënduar si pasojë e një zjarri i cili ka përfshirë një barnatore në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Ajo tha më tej se Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin.







