Policia e Kosovës ka konfirmuar se një grua 83 vjeçare është vrarë sot në Ferizaj, ku i dyshuar është i biri i saj.
Përmes një njoftimi për media, Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00.
“Rreth orës 08:20, policia ka marrë informatën për një rast vrasje e rëndë në Ferizaj . Në vendin e ngjarjeskanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimitnga ana e mjekut është konfirmur se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera është bërë e ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar për vrasje, i cili po intervistohet.
“Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë arestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast ku i njejti është duke u intervistuar. Për detaje tjera do të informoheni më vonë.”, është bërë e ditur nga policia.
Ndryshe, Gazeta Express më herët raportoi se i dyshuari për vrasjen është i biri i viktmës, për të cilin mendohet të jetë me të meta mendore.







