Një dy vjeçare është dërguar pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në spitalin e Skënderajt, shkruan ballkani.info
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.
Policia njofton se me urdhët të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. /Ballkani.info/
Njoftimi i plotë:
Skenderaj 01.12.2020 – 13:18. Raportohet se një fëmijë i moshës 2 vjeçare i gjinisë femërore është sjellë pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e mjekësisë Ligjore. Rasti nën hetime.







