Policia jep detaje për të shtënat me armë në “Rrugën B” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë zjarr I që ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një përgjigje për Ballkani.info Policia ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga ai akt.

Teksa, dyshohet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veture tjetër dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth  orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para falsin për  dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veture tjetër dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka thënë Borovci.