Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave  të dyshuar./Ballkani.info

LEXO EDHE:

VIDEO BONUS: Kurti Anëtarësimi në BE, zgjidhje për kërcënimet e Serbisë ndaj sigurisë