Policia jep detaje për të shtënat me armë mbrëmë tek “Rruga B” në Prishtinë

Mbrëmjen e së enjtes ka pasur të shtëna me armë tek Rruga B në Prishtinë.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të reja për të shtënat e mbrëmshme rreth orës 21:00. Është raportuar se një person është ankuar se gjatë kohës sa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij dhe pas një mosmarrëveshje në trafik nga një person i panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës se tij.

Po ashtu policia ka njoftuar se i dyshuari ka goditur fizikisht pasagjerin i cili ishte në veturë duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.

“Rr.B, Prishtinë 22.04.2021 – 20:58. Është raportuar se ankuesi mashkull Kosovar deri sa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, pas një mosmarrëveshje në trafik nga një person i panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij si dhe fizikisht ka goditur pasagjerin i cili ishte në veturë të cilit i ka shkaktuar lëndime në fytyrë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se nga arma nuk ka të lënduar, vetëm në veturë është qëlluar një predhë si dhe një fishek i pa shkrepur është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore të cilat janë në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në raportin policor.