Policia jep detaje për të miturin që u gjet i vetëvarur dje në Gjakovë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vrarë vetën dje në Gjakovë, rreth orës 21:12.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se viktima kishte arritur në spital pa shenja jete.

“Gjakovë 15.11.2020 21:12. Nga spitali rajonal është raportuar se viktima m/k ka tentuar të varë veten por viktima në spital kishte arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.”, thuhet në raport.

Ndryshe, dje në media u bë e ditur se viktima në Gjakovë besohet të jetë një 17 vjeçar.