Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka dhënë detaje në lidhje me sulmin ndaj avokatit Gazmend Halilaj.

Ai ka thënë se dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin (Gazmend Halilaj), i cili është lënduar nga përleshja me ta.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin, i cili është lënduar nga përleshja me ta. Policia ende është duke e trajtuar rastin, përderisa në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja të armës”.

Insajderi, ka biseduar me avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, i plagosur përpara shtëpisë së tij të martën, ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Halilaj ka deklaruar se është plagosur nga të shtëna me armë zjarri.

“Jam jashtë rrezikut për jetë. Më kanë gjuajtur me revole, jam plagosur në dorë por jo nga revolja. Unë kam qenë në veturë, sapo kisha hip në të. Ata kanë qenë dy persona në një xhip të zi me targa të automjetit të një shteti të huaj”, ka thënë Halilaj.