Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë therur me thikë nga një përleshje që ka ndodhur sot në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se me të marrë informatën, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika).

“Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai shtoi se, aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.