Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një ndërtesë në sheshin Zahir Pajaziti kanë rënë pjesë të fasadës.

Nga ky rast nuk është raportuar për persona të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30 , kemi pranuar informatën se në sheshin Zahir Pajaziti, nga një ndërtesë ka rënë në pjesë e fasadës.

Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga zjarrfikësit janë larguar pjesët e mbetura që kanë paraqit rrezik, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet përkatëse nga komuna e Prishtinës”, ka thënë ajo.