Policia jep detaje për konfliktin në KQZ ku u përfshi Sami Kurteshi: Shtyu një person në korridor se nuk kishte maskë

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik që u raportua se ka ndodhur dje në KQZ, e ku ishte i përfshirë anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Sipas Policisë, viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën.

Sipas policisë lidhur me këtë rast janë intervistuar edhe dy dëshmitarë.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën. Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti. Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.